E kapi korrenti, vdes 55-vjeçari në Durrës

E kapi korrenti, vdes 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Durrës.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Trenit, tek një vend parkimi.

Viktima B.I., 55 vjeç, banues në Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë teksa ishte duke punuar në vendin e parkimit dhe për pasojë ka ndërruar në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET