Qyteti në SHBA zgjedh dhinë Lincoln si "kryetare bashkie"

Qyteti në SHBA zgjedh dhinë Lincoln si "kryetare bashkie"

Një qytezë në shtetin verilindor të Vermontit në SHBA ka zgjedhur një dhi si Kryebashkiaken e saj të Nderit. Kafsha me prejardhje afrikane,që mban emrin Lincoln, fitoi të enjten me shumicë votash garën e zhvilluar mes 16 kandidatëve të tjerë gjitarë dhe zvarranikë, mes tyre një qen me emrin Semi dhe një miush me emrin Kristal.

Kryetarja aktuale e nderit në Bashkinë e vogël amerikane u kandidua nga një mësues matematike në emër të nipit të tij katërvjeçar, me arsyen se ishte shumë e dashur me njerëzit. Lincolni u zgjodh me vendim të Kuvendit të qytezës së Fair Havenit dhe pritet të shërbejë për një periudhë njëvjeçare, duke nisur nga e marta. Mes detyrave të gjitarit trevjeçar është mbajtja e një veshjeje ceremoniale dhe parakalimi në eventet krahinore, siç janë paradat.

Qyteza e Fair Havenit numëron një popullatë prej 2,500 banorësh dhe nuk ka asnjë njeri në krye të Bashkisë. Sipas kryeplakut të zonës, ideja për zëvendësimin e njerëzve me kafshë në Bashki erdhi fillimisht si një mënyrë për të mbledhur para për ndërtimin e një parku lojërash për fëmijët, por autoritetet më vonë vendosën ta kthejnë në një program qytetar për t'u mësuar fëmijëve të vegjël se çfarë do të thotë të qeverisësh.

EMISIONET