Të rinjtë në Hong Kong, ju duhet të shkelin ligjin duke jetuar në ndërtesa industriale, pasi çmimet e "çmendura" të shtëpive në rajon e bëjnë të vështirë për të përballuar qiratë dhe aq më pak, blerjen e një shtëpie.

Rritja e çmimeve të banesave ka shtyrë qiratë në nivele rekord. Hong Kongu është tregu më i çmuar në botë dhe një nga qytetet më të populluara në të gjithë globin.

Shtëpia mesatare në rajon thuhet se kushton 19.4 herë nga të ardhurat bruto vjetore mesatare, ndërsa dhënia me qira e një banese të vogël mund të kushtojë rreth 3500 dollarë në muaj.

Pra, nuk është çudi që banorët e rinj preferojnë të marrin rreziqe, duke jetuar në hapësira të papërshtatshme, vetëm për të kursyer para.

 "Qiratë në ditët e sotme janë shumë të paarsyeshme", i tha Bloomberg, 32-vjeçari Wah Lee, i cili ndan hapësirën e tij me një njësi kineze të magazinimit të vajit bimor, duke qëndruar atje bashkë me një shok dhome.

"Nuk ka asnjë mënyrë për mua t'i përballoj ato njësi banimi".

Lee dhe shoku i tij i dhomës paguajnë rreth 1,400 dollarë në muaj, që është më pak se gjysma e banesave në njësi standarde banimi.

Autoritetet rajonale janë duke u përpjekur të zbusin çmimet stratosferike të pronës  dhe të shmangin trazirat sociale duke rritur furnizimin me tokë.

Megjithatë, lejimi i njerëzve për të jetuar ligjërisht në ndërtesat industriale nuk është një opsion.

Qeveria njoftohet se po punon për rikuperimin e më shumë tokave pranë Victoria Harbour ose ndërtimin e shtëpive të reja në formë kontenierësh.

/Ora News.tv/