Emisioni BOOM këtë të martë ka zgjidhur shqetësimin e një gruaje, të cilës prej disa muajsh i vinin disa letra, ku i kërkohej të paguante një kredi, të cilën nuk e ka marrë kurrë.

Myrvede Merkaj nga Vlora thotë se prej disa muajsh i shkon një njoftim nga zyra e avokatisë ADCA, e cila e lajmëron se duhet te paguaj shumën 44.400.00 lekë pjesë e një kredie të pa likuiduar, të cilën familja Merkaj nuk e ka marre.

Por personi, i cili rezulton debitor është nga Dukati i Ri Vlorë, ndërkohë që zyra e avokatisë ADCA njoftimin për pagesën e kredisë e dërgon në Vlorë te familja Merkaj.

Gazetarja: Pse jeni drejtuar tek emisioni Boom?

Myrvede Merkaj: Përpara dy muajsh më vjen në familje një zarf nga zyrë përmbarimore e Tiranës, i shkon burrit te puna më saktë. Dhe brenda ishte një këst kredie që ne nuk kemi lidhje fare me këtë kredi. Personat që kanë marrë këtë kredi janë në Dukat dhe zarfi i vjen në emër të burrit tim. Kam bërë një përpjekje që ky zarf të mos na shqetësonte më. Para dy ditësh na vjen prapë i njëjti zarf dhe i shkojnë burrit tek qendra e punës dhe i thonë që do të mbahen lekët e rrogës sepse vjen nga zyra përmbarimore.

Gazetarja: Kush ia thotë këtë gjë burrit?

Myrvede Merkaj: Ai që kishte sjellë zarfin. Unë kontaktoj dhe me zyrën nga ku kishte ardhur zarfi nga Tirana dhe më del një vajzë në telefon dhe më thotë që kam emrin në sistem, e më pas më mbyll telefonin. Jam e shqetësuar, nuk kam lidhje me këtë kredi, nuk kam asnjë lloj detyrimi për këtë kredi dhe të më shqetësojnë në familje. Më shqetësojnë mua, burrin dhe aq më keq që i shkojnë te qendra e punës. Nuk e di, te zyra e ADCA që kam shkuar këtu në Vlorë më thonë që nuk është puna e tyre.

Gazetarja: Por puna e kujt është?

Myrvede Merkaj: Unë duhet që të shkoj në Tiranë. Pse duhet të shkoj në Tiranë që të gjej të vërtetën e këtij zarfi që më vjen mua? Nuk gjej zgjidhje ndaj ju jam drejtuar juve.

Gazetarja: Adresa e personit që ka marrë kredi, ku është?

Myrvede: Është në Dukat

Gazetarja: Ndërkohë ju ku jetoni?

Myrvede Merkaj: Unë jetoj këtu në Vlorë. Burrin e kam nga Vlora dhe vetë jetoj këtu kështu që nuk kam lidhje fare. Më kanë hapur shumë probleme edhe me bashkëshortin.

Gazetarja: Pse çfarë thotë ai?

Myrvede Merkaj: Më thotë nëse ke gisht në këtë kredi dhe se di unë?

Gazetarja: Ka ardhur moment të thuash të vërtetën, a ke gisht në këtë kredi?

Myrvede Merkaj: Nuk kam gisht fare dhe as nuk jam në dijeni.

Gazetarja: Ti e shikon këto zarfe që vijnë mund të ndahen dhe në pleqëri se nuk e kanë problem.

Myrvede Merkaj: Mos o zot….

Gazetarja e BOOM shkoi edhe te banka ku është marrë kredia dhe punonjësja tha se familja Merkaj nuk ka marrë kredi dhe nuk është debitore.

Qytetarja: Ka ardhur një zarf pardje

Punonjësi i bankës: Ku e ke?

Qytetarja: E ka kthyer, nuk e ka marrë burri. E ka refuzuar dhe e kanë kthyer në Tiranë dhe i thanë që ka ardhur nga Zyra Përmbarimore në Tiranë. Po nuk vjen në emrin tim, por në emër të burrit, Bilbil Merkaj.

Punonjësi i bankës: Ku e ke hallin, fol

Qytetarja: Burri është në punë me rregulla merr rrogën

Punonjësi i bankës: S'ka lidhje

Qytetarja: Postieri i kishte thënë  që vjen nga Zyra Përmbarimore

Punonjësi i bankës: Në rregull vjen nga zyra përmbarimore, nuk është për ty. Ti nuk je fare në sistem, kështu që mos e vrit mendjen le të vijë nga Përmbarimi. Edhe unë po të isha në vendin tuaj do e kisha marrë në telefon, o zotëri mua mos më sillni letra.

Qytetarja: Unë kam kontaktuar me zyrën e Tiranës dhe më është përgjigjur një vajzë.

Punonjësi i bankës: Po shumë mirë

Qytetarja: I thashë më ka ardhur...po tha, të ka ardhur se emri i burrit tënd është në sistem.

Punonjësi i bankës: Mua ku nuk më del në sistem fare.

Qytetarja: Po unë pse jam e shqetësuar?

Punonjësi i bankës: Ti mos u shqetëso fare se s'kanë gjë me ty. Ti s'ke lidhje me këtë pjesë.

Qytetarja: Ua thashë dhe këtyre të bëj 3-4 rrugë unë pastaj gjeje ti jam gomar a s'jam gomar.

Punonjësi i bankës: Fol me ata në telefon dhe thuaj kam marrë gjë kredi unë thuaj emër mbiemër? Po burri im ka marrë?

Qytetarja: Pse s'i thashë herën e parë? E ke emrin në sistem thonë.

Punonjësi i bankës: Për çfarë?

Qytetarja: Po për çfarë pra? Kam marrë gjë kredi? Ku e kam marrë kredinë?

Por ku bazohet zyra e avokatisë ADCA që njoftimin për debi ia dërgon kësaj familje dhe jo personit qe e ka marre?

Për të marrë këtë përgjigje BOOM kontaktoi edhe me zyrën qendrore në Tiranë, e cila tha se gabimi mund të jetë i postës që nuk e ka dërguar letrën aty ku kjo zyrë e ka adresuar.

Gazetarja: Ne kemi një rast që na është denoncuar, do donim të kishim një sqarim. Bibil Merkaj në Vlorë, ju i çoni një letër që është debitor 400 mijë lekë te ju ndërkohë që ai s’ka marrë kredi.

 Sekretarja: Dhe ky shqetësohet?

Gazetarja: Tani i kanë thënë te puna që do t’i mbajnë rrogën, prandaj kam ardhur për ta denoncuar si rast.

Sekretarja: Po ky se ka emrin fare, nuk ka detyrim fare te shkresa.

Gazetarja: Ai është ankuar se ka 6 muaj që i shkon si shkresë. Vajza këtu i ka thënë zotëri ti e ke emrin në sistem.

Sekretarja: Bëni një kërkesë me shkrim.

Por pas denoncimit të BOOM, tashmë zonjës Myrvede nuk i shkojnë me letrat për të paguar kredinë që kurrë nuk e ka marrë.

Gazetarja: Çfarë ndodhi pasi ju kontaktuat me emisionin Boom për problemin që ju kishit?

Myrvede Merkaj: Unë duke pasur këtë problemin tim që më vinte një zarf që ishte me një këst kredie që ne nuk kishim asnjë farë lidhje me këta që kishin marrë kredinë. Ju drejtova emisionit dhe ata mu përgjigjën menjëherë. Ditën e parë më morën në telefon ndërsa ditën e dytë kanë ardhur gazetarët në Vlorë. 

Për këtë problem ju lajmërova juve dhe ju falenderoj shumë sepse që nga lajmërimi që i bëra emisionit tuaj mua mu zgjidh ky problem dhe nuk jam shqetësuar më. Një falenderim të madh nga mua dhe u them gjithë shqiptarëve që vërtetë skemi besim tek pushtetarët, port e gazetarët duhet të kemi shumë besim sepse mua problem mu zgjidh. 

Televizioni Ora News ma zgjidhi me një telefonatë. Shumë faleminderit!

/Ora News.tv/