Qytetarët në Mat kundër ndërtimit të HEC-eve, hedhin në gjyq disa institucione shtetërore

Qytetarët në Mat kundër ndërtimit të HEC-eve, hedhin

9 qytetarë në Mat janë kundër ndërtimit të disa HEC-eve pranë pronave të tyre.

Për këtë arsye, ata kanë hedhur në gjyq disa instutucione shtetërore të cilat kanë dhënë lejen për ndertimin HEC-eve në lumenjtë Seke dhe Zajs, që rrjedhin në parkun kombëtar Zall-Gjoçaj. Në cilësinë e paditësit është edhe OJF ‘Eco Albania’.

Në cilësinë e palëve të paditura janë: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Mjedisit, Këshilli i Basenit Ujor Mat, Këshilli Kombëtar i Territorit, Minsitria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria ‘Seka Hydropower’.

Ndërkohë Bashkia Mat është thirrur në cilësinë e personit të tretë në gjykim.

Seanca do të zhvillohet sot, në orën 15.30 pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

EMISIONET