Bllokohet për disa orë kufiri me Greqinë, qytetarët: Hakmarrje për Bularatin

Radhë të gjatë qytetarësh janë krijuar në dy pikat e kalimit kufitar Shqipëri-Greqi. Kjo për shkak të problemeve në sistemin kompjuterik të palës greke në pikën e Kakavijës dhe atë të Kapshticës.

Radhët, sipas dëshmive të qytetarëve, janë krijuar nga ana e palës greke, ndërsa në anën shqiptare situata ka qenë normale.

"Kemi gati një orë e gjysmë, defekt në kompjutera".

"Ku e di unë, janë prishur kompjuterat thonë".

"Dy orë, tre orë, që në 18:30. Nuk kaloni dot me pasaporta thanë, ikni në shtëpi. Do kaloni nesër. Besoj se nga ajo ngjarja që ndodhi në Gjirokastër. Ka mundësi 100% që po hakmerren".

"Na kthyen se gjoja është prishur sistemi.70% ka mundësi që është hakmarrje për Gjirokastrën".

"Tallet greku me ne, shiko me valixhe, me gra, me fëmijë".

"Nuk punon sistemi vetëm për ne, shqiptarët. Të gjithë kaluan".

Në Kakavijë është mundësuar kalimi i qytetarëve pas më shumë se 2 orësh.

Fillimisht kaluan pasagjerët dhe mjetet në hyrje të Shqipërisë me procedurë të thjeshtuar dhe pa regjistrim në sistemin grek, ndërsa më vonë filloi funksionimi dhe lëvizja normale e të gjithë pasagjerëve drejt shtetit grek.

Ndërkohë Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi gjatë një interviste për median se është informuar nga pala greke se ka probleme me sistemin dhe ishte në ndjekje të situatës.


(Në foto: Rradha e makinave në doganën e Kakavijës)

(Në foto: Rradha e makinave në doganën e Kakavijës)

(Në foto: Rradha e makinave në doganën e Kakavijës)

(Në foto: Rradha e makinave në doganën e Kapshticës)

(Në foto: Rradha e makinave në doganën e Kapshticës)


EMISIONET