Quintero e konfirmon: Po më kërkon një skuadër kampione në Evropë

Quintero e konfirmon: Po më kërkon një skuadër kampione

Manchester City në gjurmët e Juan Fernando Quintero. Konfirmimi ka ardhur nga mesfushori i River Plate, ku për "Radio Closs Continental" ka zbuluar se mes palëve ka pasur takime.

"Agjentët e mi u takuan me përfaqësuesit e Manchester Cityt. Unë jam vërtet krenar që ata më kanë kërkuar. Nëse duhet të kthehem në Evropë, do të ketë shumë përparësi, jo vetëm për çështjet ekonomike ".-deklaroi mesfushori, kartoni i të cilit zotërohet nga gjigandi portugez, Porto.

Në të kaluarën Quintero ka luajtur për Pescarën në Itali, ndërkohë që ka ngjallur interesin edhe të Tottenham Hotspur.

EMISIONET