Qori: Çfarë fitojmë me integrimin në BE? As kryeministri nuk e di

Qori: Çfarë fitojmë me integrimin në BE?  As kryeministri

Pedagogu Arlind Qori i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, se çfarë përfitojnë shqiptarët nga BE-ja, nuk të përgjigjet dot as kryeministri.

Pjesë nga debati:

Qori: Çfarë fituam ne nga BE? Ndoshta dhe kryeministrin e kapim gafil me këtë pyetje, sepse as ai nuk e di. Ne duam të hymë atje, sepse vlerësojmë që atje, në BE, s’do donin vende brenda kësaj familje që keq qeverisen, ose të paktën që nuk keq qeverisen kaq keq sa ne. Nëse BE na pranon, atëherë nuk ja vlen-ka të jetë ky klub kaq tërheqës. BE është kthyer në një klikë burokratike që është e kushtëzuar nga bankat. Tani kjo e BE është kthyer si një barometër për të kuptuar sa ka punuar një qeveri, ose të paktën kështu shitet te qytetarët. BE sot nuk është ajo familja evropiane që ne duam dhe kemi ëndërruar.


EMISIONET