Qeveria vendos TVSH për reklamat në media në masën 6%

Qeveria vendos TVSH për reklamat në media. 

Me një ndryshim në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar të miratuar të mërkurën, 31 tetor, nga Këshilli i Ministrave, qeveria vendos TVSH për furnizimin e reklamave në median audiovizive. 

Në ndryshimin në pr/ligj nr  NR.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën E Shqipërisë”, Të ndryshuar shkruhet:  Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive, është 6 për qind." 

Deri tani furnizimi i reklamave për median audiovizive ka qenë i përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që nga fillimi i viteve 2000 në Shqipëri. 

 "Nga njëra anë, vendosja e TVSH-së do të rrisë koston e blerjes së hapësirave publicitare nga kompanitë reklamuese ndërsa nga ana tjetër, televizioneve dhe radiove do t’u lindë e drejta të “shkarkojnë” TVSH-në që paguajnë për blerjen e mallrave apo shërbimeve gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm. Rrjedhimisht, në rast se televizionet kanë volum të lartë blerjesh në, fjala vjen, pajisje të ndryshme për të cilat kanë paguar 20% TVSH, ato mund të rezultojnë përfituese nga TVSH-ja në furnizimin e reklamave në masën 6%. Nga ana tjetër, në rast se volumi i blerjeve me TVSH në një televizion apo një radio është i vogël, për shembull, radiot kanë volum të vogël blerjesh, vendosja e TVSH-së do të rrisë koston e reklamimit" shkruan BIRN.

Tregu i televizioneve në Shqipëri ka ardhur në tkurrje gjatë viteve të fundit për shkak të vështirësive të përgjithshme ekonomike. Bilancet zyrtare të kompanive kryesore mediatike të analizuara nga BIRN tregojnë se të ardhuratranë me 4% gjatë vitit 2017 në krahasim me vitin 2016. 


EMISIONET