Qeveria ka sulmuar sërish sistemin e drejtësisë, ndësa këtë herë shkak është bërë vendimi i Gjykatës Administrative që i hap rrugë aktivitetit të guroreve në malin e Tomorrit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e cilësoi abuiziv këtë vendim, teksa theksoi se është marrë në interes të një grupi njerëzish. Edhe ekspertët mjedisorë ngritën alarmin për dëmet e parikuperueshme që po i ndodhin zonës për shkak të shfrytëzimit pa kriter.

Qeveria ka sulmuar sërish sistemin e dretjësisë. Këtë herë shkak  është bërë vendimi i Gjykatës Administrative, i cili rrëzon vendimin e qeverisë duke zhbllokuar pezullimin e aktivitetit të guroreve në malin e Tomorrit.

Klosi: Le të përfitojmë edhe nga makutëria e korrupsionit të gjykatave tonë që ndërmorën një veprim krejtësisht abuziv për të rihapur diskutimin për malin e Tomorrit.

Për Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zgjidhja e kësaj situate mund të vijë vetëm me ankimime në Gjykatën e Lartë.

Klosi: Do të vazhdojmë ankimimin gjyqësor për procesin e fundit të Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës, por njëkohësisht do ta rishpallim zonë të mbrojtur Parkun Kombëtar të Tomorrit për të pezulluar veprimtarinë aty dhe për të krijuar të gjithë këtyre komuniteteve që e duam Tomorrin të bukur dhe madhështor.

Deklaratat erdhën në takimin e zhvilluar për këtë çështje, teksa ekspertët mjedisorë ngritën alarmin se guroret dhe shfrytëzimet pa kriter të pyjeve, lumenjve dhe maleve po sjellin dëme të parikuperueshme në ekosistem.

22 muaj më parë, qeveria vendosi të bllokojë aktivitetin e guroreve që punonin në malin e Tomorrit, duke e shpallur këtë zonë park të mbrojtur kombëtar, çka nënkupton pezullimin e punimeve nga firmat private.



/Ora News.tv/