Qeveria nuk tërhiqet, Rama nga Lushnja: Do përfundoj kontratën me qytetarët

Qeveria nuk tërhiqet, Rama nga Lushnja: Do përfundoj kontratën me

Nga Lushnja, kryeministri Edi Rama i ka përsëritur opozitës se nuk do të tërhiqet nga pushteti pasi do të respektojë kontratën e bërë me qytetarët.Sipas maxhorancës, opozita po vepron në këtë mënyrë sepse nuk ka asnjë mundësi që të fitojë zgjedhjet vendore.Qeveria tranzitore sipas Kryeministrit nuk sjell asnjë garanci që opozita nuk do të ankimojë më pas procesin siç bëri në zgjedhjet e shkuara.

Nga Lushnja, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës duke deklaruar se nuk do të tërhiqet nga kontrata 4-vjeçare me qytetarët.

Sipas kreut të qeverisë, opozita dogji mandatet sepse kishte frikë nga reforma në drejtësi.

Rama: Pikërisht sepse erdhi dita të qeverisim me njerëzit dhe jo me partitë që pushtetin e njerëzve e kthyen në një tepsi të madhe. Ne nuk mund të tërhiqemi nga ky detyrim. Mblodhëm parlamentin sot. Nuk duam  konflikt, nuk duam përballje nga ato përballjet primitive që kanë ata në kokë dhe parlamenti i çliruar më në fund prej tyre do të jetë vendi ku do të mund të flasin për ju.

Rama tha se PD dhe LSI nuk kanë asnjë mundësi që të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas Kryeministrit, opozita ankohet për rezultatin edhe pse ishte pjesë e qeverisë teknike në fushatë dhe gjatë zgjedhjeve të fundit.

Rama: Ai ishte apo nuk ishte një vit e gjysmë pëpara ku u dhamë gjithçka kërkuan, morën gjysmën e qeverisë, Ministrinë e Brendshme. Pse ua dhamë ato? Vetëm për një qëllim, kush fiton qeveris dhe kush humbet bën opozitë.

Kreu i qeverisë nuk la pa ironizuar edhe deputetin demokrat, Myslym Murrizi,  i cili nuk pranoi të digjte mandatin.

Rama: Ndodhi si ndodhi, unë nuk e di si ndodhi, por i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslim Murrizi. Sido qoftë, thoni ç'të doni, por unë do kisha dashur ta kisha thënë unë, jo ai atë shprehjen u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe më rrëzuan mua. Ky ishte revolucioni, revolucion për të rrëzuar Myslim Murrizin. Ajo që po thoja është mjafton të bëni krahasimin. Kjo që është sot jemi ne, ajo që ishte dje janë ata.

Takimi i radhës në Lushnjë ishte në kuadër të turit "Bashkia që duam".

EMISIONET