Rama premton zgjidhje për rrëshqitjet në Gjirokastër, keqardhje për mosgadishmërinë e Ramit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Gjirokastra se qeveria do të ndërhyjë për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e rrëshqitjeve të dheut në "Kodrën e Shtufit".

Ai shprehu keqardhjen për mosgadishmërinë e bashkisë Gjirokastër, e cila drejtohet nga Zamira Rami e LSI-së. 

Rama: Besoj që ju jeni të interesuar edhe për atë pikën kritike këtu në qytet ku prej vitesh ka pasur përsëritje të një situate të vështirë që arriti dhe me një kulminacion dramatik, më një rrëshqitje të konsiderueshme të dheut. Faktikisht për fat të keq nuk ka pas shumë gadishmëri nga ana e Bashkisë por është kapërcyer me kryerjen e studimit të plotë dhe të projektit nga qeveria dhe pavarësisht kostos relativisht të lartë të projektit ne jemi angazhuar që ta bëjmë të plotë ndërhyrjen dhe ta zgjidhim njëherë e mirë atë problem në atë pikë të qytetit që është edhe një shqetësim real për shumë banorë në atë zonë.


EMISIONET