Italia duket se nuk po gjen dot zgjidhje për formimin e qeverisë së re.

Edhe Carlo Cottarelli nuk do të jetë kryeministri i Italisë, duke i hapur rrugë mundësisë për zgjedhje të parakohshme.

Carlo Cottarelli nuk i ka prezantuar presidentit Matteralle listën e ministrave, duke kërkuar kohë.

Gazetarja e Ora News në Romë Alba, Kepi informon se të gjitha partitë në dhomën e sentatit italian kanë përkrahur iniciativën për kthim të menjehershëm në zgjidhje, madje në fund të korrikut.

Kjo zgjidhje bëhet për faktin se Cottarelli nuk mund të marrë asnjë votëbesim në dy dhomat e parlamentit italian dhe për faktin se bursa italiane e Milanos ka reaguar negativisht.

/Ora News.tv/