Qeni antidrogë i gjen kokainën në makinë shqiptarit, kapte vlerën e 600 mijë eurove

Qeni antidrogë i gjen kokainën në makinë shqiptarit, kapte

Rreth 2 kilogramë kokainë e pastër, që nëse do nxirreshin në treg do  paketoheshin në mbi 15,000 doza, vlera e së cilës do të shkonte mbi 600,000 euro është sekuestruar nga policia italiane në Fiernce.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në sajë të ndërhyrjeve ushtarake provizore të Njësisë Operative Metropolitane 2 të Firences, të angazhuar në një aktivitet të monitorimit dhe të qarkullimit të automjeteve me targa të huaja në Itali ndaluan një mjet me targa holandeze, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj: 35-vjeçari K.K, shqiptar, por banues në Asti, dhe 25-vjeçari S.M, i lindur në Gjermani, por me pasaportë greke.

Nervozizmi i demonstruar nga të dy personat që gjendeshin në mjet, bënë që policët, me ndihëm ne një qeni antidrogë të kontrollonin mjetin.

Në fund të makinës, sipër bagazhit policia gjeti dhe sekuestroi kokainën.

Dy të arrestuarit, të arrestuar, tani do të thirren për t'iu përgjigjur pyetjeve të magjistratëve.

EMISIONET