Christina Koch u rikthye në tokë pasi përfundoi misionin e saj në hapësirë për 11 muaj. Astronautja e NASA-s qëndroi 328 ditë në stacionin hapësinor së bashku me dy kolegë të saj, Luca Parmitano dhe kozmonautin Alexandër Skvortsov.

Christina Koch bëri qëndrimin më të gjatë në hapësirë që një grua astronaute kishte bërë më parë, duke qëndruar plotë 328 ditë, duke kaluar rekordin e Peggy Whitson prej 289 ditësh. Christina Koch dhe dy kolegët e saj zbritën në Kazakistan në mënyrë të sigurt.

 Astronautja kreu 5,248 rrotullime rreth orbitës së tokës, me një distancë totale të përshkuar prej 139 miljesh. Ky udhëtim do t`i shërbej NASA-s për të thelluar studimet rreth efekteve që ka qëndrimi në hapësirë te një femër.

Koch dhe astronautët e tjerë ishin në gjendje të mirë shëndetësore kur zbritën në tokë, megjithatë ata do t`i nënshtrohet vizitave të standarde mjekësore. Ky fluturim i hapë rrugë udhëtimeve të tjera në sistemin diellor, ku përfshihet hëna dhe marsi në programin "Artemis".


/Ora News.tv/