Qendrat sociale pikëtakimi i të moshuarve, Kristjan dhe Danja shembuj frymëzimi

Qendrat sociale pikëtakimi i të moshuarve, Kristjan dhe Danja shembuj

Një e treta e popullësisë kombëtare është e përqëndruar në Tiranë, qytet në të cilin regjistrohen mesatarisht 50 persona në ditë në zyrat e gjendjes civile.

Në kushtet kur popullsia është në rritje, lind nevoja që pushteti vendor të hartoj strategji afatëgjatë dhe të ndjek politika sociale për ata që jetojnë në varfëri.

Bashkia e Tiranës përmes programit të shërbimit social mbështet kategoritë që kanë nevojë për mbështetje si të pastrehët.

Drejtorja Anisa Ruseti thotë se rreth 2000 indidvidë mbështeten nga bashkia e Tiranës përmes këtyre programeve.

Përveç tyre, janë 4 qëndra sociale dhe menca në të cilët individët të moshuarit, fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata që janë të braktisur marrin shërbime dhe kryejnë terapi në to.

Feruze Karameta ka 12 vjet që e frekuenton këtë qendër sociale.

Ndërsa Kristjan Careri dhe Danja Shehi janë dy gjimnazistë nga Tirana që kanë organizuar fushata të ndryshme në shkollën e tyre dhe duan të festojnë e të gëzojnë këta të moshuar.

Për drejtoren e qendrës, Alma Tandili, është vështirësi dhe sfidë më vete të menaxhojë ditën e 300 personave frekuentues të qendrës.

Por solidariteti nuk mund të jetë vetën në zyrat dhe politikat e shtetit, të cilat në këtë kuadër ende janë të brishta.

Solidariteti është mision i shoqërisë, i besimeve fetare, i ojf apo fondacioneve të ndryshme. Solidariteti nuk duhet të ketë emer, duhet ti përkasin të gjithë atyre se duhet të ndjejnë dhe të jenë pranë të pamundurëve, të varfërve të moshuarve dhe fëmijëve.

EMISIONET