Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën Stefan Nemanja, në Novi Pazar,  të Serbisë, rreth orës 15:00.

Breshëri plumbash u derdhën drejt shtetasit Amin Starcanin,  30 vjeç , i cili mbeti i plagosur. Starcanin është djali i një biznesmeni të njohur që prej vitesh prodhon veshje xhins.

I riu i plagosur është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Novi Pazar dhe raportohet se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, pasi plumbat e kanë kapur vetëm në një këmbë.

Autori i ngjarjes, i cili  u largua menjëherë pas të shtënave, konfirmohet se është kikboksieri, Emir Hadzimujovic, 28 vjeç.

Policia është vënë në ndjekje, por ende nuk ka rënë në gjurmët të tij.

Sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se makina nga e cila është qëlluar boksieri drejtohej nga babai i autorit.

Autori Emir Hadzimujovic u angazhua në kikboks dhe në vitin 2016 u plagos keq në një shkëmbim zjarri, ku më pas mbeti invalid duke mos ecur dot më.

Pas koncertit të Shak Polumenta, ai u qëllua nga Dzenan Kacar, 35 vjeç dhe pësoi lëndime të rënda kurrizore, duke mbetur i paralizuar.

Policia njofton se ende nuk dihet motivi i të shtënave drejt  Amina Starcanin, megjithëse spekulohet se ata kanë pasur mosmarrëveshje prej kohësh.


/Ora News.tv/