Qarkullonte me armë zjarri në Elbasan, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në Elbasan ka rënë në prangat e policisë.

"D.S., 22 vjeç, banues në lagjen "5 Maj", Elbasan, iu gjet në çantë një armë zjarri tip pistoletë me  11 fishekë, të cilën e posedonte pa leje,"-raporton policia.

Uniformat blu u vunë në veprim pasi morën informacione nga qytetarët  se në lagjen "Luigj Gurakuqi" , një person mund të kishte me vete  armë zjarri.

Gjithashtu u proçedua penalisht dhe shtetasi O.Z., 40 vjeç,  banues në lagjen "Luigj Gurakuqi", për veprën penale "Mos kallëzim krimi".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranē Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

EMISIONET