Pylli i Sodës, “varrezë” makinash

Pylli i Sodës, “varrezë” makinash

Pylli i Sodës dikur i konsideruar Mushkëria e Gjelbër e Vlorës vijon të shkatërrohet. Veç mbetjeve urbane këtë të premte aty ishin hedhur disa dhjetëra pjesë makinash të vjetra. Policia tha se do të nisë një hetim për të gjetur ndotësit, por në raste të ngjashme në të shkuarën, ata nuk janë zbuluar asnjë herë.

Pjesë makinash të dëmtuara janë hedhur zemër të pyllit.

Ata që i hodhën nuk dihen, por të parët në listën të dyshuarve janë serviset apo varrezat e makinave në qytetin bregdetar.

Dyshohet se janë grumbulluar  aty gjatë natës, dhe ishin kalimtarët ata që kur i panë njoftuan policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake

Banorët morën masa për largimin e mbetjeve metalike, ndërsa Policia e Shtetit tha se do të nisë një hetim për të gjetur ndotësin.

Por edhe si në të shkuarën, kur pylli është ndotur me prodhime peshku apo materiale të tjera, hetimet e policisë asnjë herë nuk e kanë gjetur autorin.

Ndotja nga mbetjet urbane ndërkohë mbetet po ashtu problem pa zgjidhje.

Hapësira ku deri disa vite më parë shëtisnin vlonjatët, është kthyer gati në një landfill.

Situata është alarmante dhe problematika tashmë po bëhet e vjetër.

Por në mungesë të ndërhyrjes së plotë, mushkëria e Vlorës po degradon vit pas viti.

EMISIONET