Aktore dhe artiste kanë përcjellë mesazhe të ndjera në facebook për humbjen e aktorit dhe regjisorit te njohur Rikard Ljarja.

Aktorja e teatrit kombetar Suela Konjari shkruan ne facebook

Trishtim ne kete kohe te trishtuar ...lart ne qiell, yjeve iu bashkua Rikard Ljarja!

Nje artist, intelektual, mik, bashkepunetor e familjar i rralle !

Une pata fatin te punoj me Rikun regjizor ne filmin, "Kur hapen dyert e jetes", e ruaj kujtime te mrekullueshme ! Do te te kujtoj me shume dashuri e respekt Rik ! Do te kujtoj momentet e punes, bisedave e humorit te mencur !

Ngushellime Marjetes e femijeve ! Do te na mungoje te gjitheve i miri i mencur Rikard !

Pusho ne paqe Artist !

Sa e veshtire kjo Lamtumire ...

/Ora News.tv/