Pushimet e fundvitit, ja destinacioni që zgjedh Leo Messi

Pushimet e fundvitit, ja destinacioni që zgjedh Leo Messi

Festat kalohen me familjen dhe këtë gjë e di mjaft mirë ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
 
Pas fitores 2-0 kundër Celta Vigo, "pleshti" argjentinas udhëtoi drejt Rosarios, sëbashku me të dashurën e tij, Antonela Roccuzzo dhe djemtë e tyre Thiago, Mateo dhe Ciro për të kaluar në shtëpi festën e Krishtlindjeve.

Një pushim disa ditor për Messin, i cili po kalon një rini të dytë këtë sezon, ndërkohë që do të kthehet në stërvitjen e Barcelonës më 2 janar.Ndeshja tjetër për klubin katalanas do të jetë më 6 janar kundër Getafe, për llogari të javës së 18-të të La Liga.  

Barcelona kryeson renditjen me 37 pikë , tre më shumë se Atletico Madrid, ndjekësi i tyre më të afërt.

EMISIONET