Përzgjidhen 15 kandidatët për SPAK, përjashtohen krerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Përzgjidhen 15 kandidatët për SPAK, përjashtohen krerët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. 

Një nga emrat e spikatur ëshë kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Ndërsa, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara  drejtueses aktuale të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.

Po ashtu KLP ka  përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, siç është ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”.

1-Altin Dumani
2-Anton Martini
3-Elisabeta Imeraj
4-Arben Kraja
5-Doloreza Musabelliu
6-Klodian Braho
7-Enkeleda Millonaj
8-Manjola Kajana
9-Edvin Kondili
10-Ened Nakuçi
11-Elida Kaçkni
12-Ndini Tavani
13-Behar Dibra
14-Anita Jella
15-Besnik Muçi

EMISIONET