Publikohen pamjet, ja si amerikanët vranë kreun e ISIS, Al Baghdadin

Publikohen pamjet, ja si amerikanët vranë kreun e ISIS, Al Baghdadin

Ushtria amerikane ka publikuar videon dhe disa imazhe ku tregojnë operacionin për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, i cili  u vra me datë 29  tetor teksa u gjet i fshehur në një tunel.

Në video duken trupat amerikanë, të cilët gjuajnë teksa i drejtohen vilës ku qëndronte lideri i ISIS.

Al-Bagdadi, pasi nuk pati rrugëdalje hodhi veten në erë bashkë me dy djemtë e tij.  Pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me municione, raporton BBC.

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha se ndërtesat e shkatërruara tashmë duken si një parking me gropa gjigande.

"Ai u zvarrit në një tunel me dy fëmijë të vegjël dhe hodhi veten në erë ndërsa njerëzit e tij qëndruan në tokë." tha McKenzie para një konference për shtyp në Pentagon.

EMISIONET