Publikohen fotot e para nga dasma private e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan të hënën (30 shtator) për herë të dytë në një ceremoni private në Montage Palmetto Bluff në Karolinën e Jugut.

Dhe sot janë publikuar fotot e para të çiftit.

Në foto shihet modelja Hailey e veshur me vello dhe Justin me kostum të zi elegant.

Këngëtari dhe modelja u martuan fshehurazi për herë të parë në një gjykatë në New York në shtator të vitit të kaluar.

Në dasmë ishin të ftuar babai i Hailey, Stephen Baldwin, xhaxhai i saj Billy Baldwin, supermodelja Kendall Jenner, Kyle Massey, Joan Smalls dhe menaxheri i Justin, Scooter Braun.




EMISIONET