Koronavirusi, psikiatrja tregon si të shmangni ankthin: Kujdes fëmijët!

Koronavirusi, psikiatrja tregon si të shmangni ankthin: Kujdes

Për psikiatren Arjana Rreli, informacioni në lidhje me koronavirusin duhet të jetë selektiv, pasi ndikon te shëndeti mendor.

E ftuar në studion e lajemve ne Ora News, Rreli tha se ne sapo kemi dalë nëga një situatë nga tërmeti, ndërsa tani, po goditen ekuilibrat që po sapo ishin vënë nga ngjarja e 26 nëntorit.

Rreli shtoi se për shkak të ankthit që është përhapur në popullatë edhe një dhimbje gryke mund të aludohet për koronavirus.

Rreli: Pjesa informative duhet të jetë selektive. Dihet se numri mund të shtohet. Mund të ketë edhe viktima, si cdo problematike e lidhur më shëndetin. E gjithë kjo situatë duhet të na bëjë të mendojmë se sa i rëndësishëm është shëndeti ynë mendor. Ne sapo kemi dalë një një situatë me tërmetin, ndërsa tani po goditen ekuilibrat që sapo ishin vënë nga tërmeti. 

Në këtë ankth që është përhapur në popull edhe një dhimbje gryke, mund të thuhet që kam koronavirus. Për këtë arsye është numri 127 për tu informuar dhe konsultuar, dhe për tu orientuar drejt ndihmës që duhet t’i japim vetes ose të drejtohemi te specialistët. 

Fëmijëve duhet tu kushtohet vëmendje e veçantë. Duhet të kenë patjetër aty një nga prindërit, i cili duhet të tregojë lojëra, histori, programe televizive të kontrolluara. Nuk duhet tu mohojmë daljet në ajër të pastër, por jo parqe të vogla me mbipopullim. 

Duke folur për frekuentimin e kafeneve, Rreli tha se ky frekuentim shihet si një relaksim pas pune, por duhet të innsistohet që edhe të gjithë personat të binden ndaj mosfrekuetimit.

Rreli: Ata që punojnë gjatë gjithë kohës, mezor presin të relaksohen në një kafene. Sot kam parë që shumë kafene kanë qenë bosh, edhe urbanët. Nëse insistohet, patjetër edhe ajo pjesë që duhet më shumë rezistente ndaj këtyre paralajmërimeve, do të bindet. 

Ne psikiatrit pastaj do të jemi në vijën e parë, sepse personat do ta tregojnë traumën që kanë kaluar nga koronavirusi. Po ashtu pranvera ndikon në imunitetn tonë, ul barrierat mbrojtëse të sistemit nervor, duke krijuar rritjen e nivelit të ankthit. 

EMISIONET