PSG kërkon Khedirën, ja kush fshihet pas operacionit

PSG kërkon Khedirën, ja kush fshihet pas operacionit

Sami Khedira në orbitën e Paris Saint Germanin.

Është ky lajmi më i fundit që po qarkullon në mediat franceze dhe ato italiane që duke u bazuar te fjalët e teknikut të francezëve, Thomas Tuchel kanë hedhur dyshimet se mund të ketë një operacion merkatoje.

"Është e vërtetë që flas shumë me Sami Khedira, por sonte nuk do të flas për merkaton. Unë flas me të, sepse e kam njohur atë para 14 vitesh,"-u tha Tuchel gazetarëve.

Fjalë këto që rrisin dyshimet se mes mesfushorit gjerman dhe klubit francez ka kontakte, pavarësisht se palët ende nuk pohojnë zërat. Kujtojmë që merkato në Francë mbyllet më 31 gusht dhe deri atëherë gjithçka është e mundur.

EMISIONET