Jemi mësuar që femrat e familjes më të famshme në botë, Kardashian dhe Jenner të na urojnë për festat e fundvitit, por këtë herë kishte mungesa.

Përflitet për Kylie Jenner, më të voglën e familjes si dhe ndër sipërmarrëset më të suksesshme e cila nuk ishte pjesë e kartolinës së Krishtlindjeve. Ka disa kohë që ajo përflitet për romancën me Travis Scott, ku të dy janë në pritje të një foshnje që nuk është konfirmuar asnjëherë.

Një anëtar i ri në familje është edhe fëmija që do sjellë në jetë motra e saj e madhe, Khloe, e cila e konfirmoi para pak ditësh.

Kylie shfaqet shpesh në rrjetet sociale, por asnjëherë nuk tregon trupin e saj për të parë nëse ka shenja shtatzënie. Duket se kjo pjesë është tepër private për të dhe nuk ka zgjedhur ta bëjë publike as për Krishtlindje.

/Ora News.tv/