Pse largohen të rinjtë nga Shqipëria?

Pse largohen të rinjtë nga Shqipëria?

Një raport i "Gallup" evidentoi këto ditë se 79% e të rinjve shqiptarë duan të largohen përfundimisht nga Shqipëria.

Me këtë shifër, Shqipëria renditet  e para në botë për emigracionin e të rinjve.

Por cila janë arsyet që i çojnë të rinjtë shqiptarë në këtë vendimmarrje?

Dy janë motivet kryesore, papunësia dhe arsimi.

"Kam menduar të largohem për shkak të ekonomisë, çdo gjë".

"Arsyet janë të shumta, Shqipëria nuk është një vend shumë i zhvilluar, mundësitë e pakta të punësimit".

"Jashtë është një mënyrë më e mirë për të jetuar. Në një të ardhme të afërt pse jo, do të ishte një mundësi shumë e mirë për karrierë".

"Punësimi është i ulët, edhe shkollat nuk janë mirë".

Shoqatat e të rinjve kanë një propozim që sipas tyre mund të jetë një zgjidhje që do të çonte në uljen e këtij fluksi dhe që kërkon më shumë fonde për arsimin.

"Ajo çfarë duhet të bëjë, është që të rrisë buxhetin për të rinjtë. Aktualisht ne kemi një buxhet për rininë në Ministrinë e Arsimit që është i pamjaftueshëm. Flasim për 0.01% e GDP së buxhetit të Ministrisë së Arsimit që shkon për të rinjtë. E përkthyer në shifra, është 0.07 euro në ditë për një të ri. Është shumë e nevojshme të krijohen  politika për nxitjen e punësimit rinor, është e nevojshme që të ketë më shumë shërbime".

Ndërkohë që të rinjtë kërkojnë të largohen dhe Shoqatat flasin për masat për ndalimin e fenomenit, duket se kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak kryeministrin Edi Rama, i cili në takimet e tij me popullin shpërndan tesera partie për të rinjtë.

Rama në Lezhë: Këto pantallonat i ke gjetur në rrugë, apo? Hajde afrohu, mos më shtyj mua se jam kryetari i partisë. Ik tani dhe qep pantallonat.

Disa ditë më parë një tjetër studim rezultoi se ka gjithashtu një fluks të lartë të emigracionit të trurit.

EMISIONET