PS zbret në terren për zgjedhje, Rama ndan detyrat e sekretarëve të rinj

PS zbret në terren për zgjedhje, Rama ndan detyrat e sekretarëve

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, Kryeministri Rama ka ndarë detyrat për strukurat e Partisë Socialiste dhe ka urdhëruar që të gjithë duhet të zbresin në terren për të zhvilluar takime me qytetarët. Ndërsa përjashtimi i deputetit të Kurbinit nga radhët e socialistëve nuk është diskutuar në këtë mbledhje, pasi për PS kjo çështje është mbyllur në Asamble.

Tirane- Mesa duket ethet e fushatës elektorale e kanë zhveshur PS nga protokolli zyrtar i veshjeve klasike. Ministra, deputetë, kryebashkiakë, madje edhe kryetari i Kuvendit është paraqitur me atlete duke ndjekur kështu trendin e atletëve të kryetarit të tyre, Kryeministrit Edi Rama.

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, PS mblodhi kryesinë e saj për të formalizuar vendimet e marra një ditë më parë. Gjatë mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati rreth 30 minuta është fokusuar në zgjedhjet vendore të vitit të ardshëm. Kryeministri Rama ka njohur me detyrat e tyre sekretarët e rinj si dhe i ka urdhëruar ministrat dhe deputetët që të dalin në terren për takime me qytetarët. Ndërsa kryetarët e Bashkive të PS do t’i nënshtrohen edhe një analize të thellë në përmbushjen e detyrave të tyre.

Elisa Spiropali: "Kryetarët e bashkive dhe të gjithë ekipet bashkiake do të jenë në territor për tu takuar me qytetarët dhe për të marrë problematikat në çdo njësi administrative të Shqipërisë dhe më pas do bëhet një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territoret"

Edhe pse pritej që Kryesia e PS të merrte një vendim për përjashtimin e deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani, Elisa Spiropali u shpreh se kj çëshjte është mbyllur që në Asamble dhe nuk kishte për çfarë të diskutohej në Kryesi.

Elisa Spiropali: U diskutua dje në Asamble dhe pas largimit të gazetarëve ne sigurisht kemi një proces votimi formalisht për të gjitha vendimet e Asamblesë Kombëtare. Refuzojmë të bëhemi pjesë e politikës së ditës, cicmiceve me opozitën, e cila siç duket betejën parlamentare ka vendosur ta bëjë në hotelet me 5 yje në qytetet e Shqipërisë. Jemi të vendosur që betejën tonë në Partinë Socialiste, grupin parlamentar por dhe me qeverinë ta fokusojmë tek njerëzit dhe vetëm për njerëzit.

Në fund të takimit Kryeministri Rama preferoi të ecte në këmbë, në një bisedë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

EMISIONET