Prurje të reja në Vlorë, Daja shton forcën sulmuese te Flamurtari

Prurje të reja në Vlorë, Daja shton forcën sulmuese te

Në prag të ndeshjes me Partizanin, tekniku Ilir Daja ka shtuar forcat në sulm.

Kjo, pasi Flamurtari ka firmosur me ish-sulmuesin e Kukësit, Elton Kale. 30 vjeçari brazilian nuk kishte mundur të firmoste me Flamurtarin gjatë merkatos së verës, pasi Kukësi pretendonte se lojtari ishte në kontratë me nënkampionët. Çështja u depozitua në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, por gjyqi ishte zvarritur për një kohë të gjatë.

Gjithsesi, marrëveshja mes dy presidentëve Safet Gjici e Sinan Idrizi kanë bërë të mundur që lojtari të firmosë me kuqezinjtë.

EMISIONET