Protestat në Liban të nxitura nga forca të jashtme, kryeministri i vendit jep dorëheqjen

Protestat në Liban të nxitura nga forca të jashtme, kryeministri

Protestat të cilat vazhdojnë prej dy javësh në Liban, detyruan kryeministrin e vendit të japë dorëheqjen.

Në një televizion ai propozoi dorëheqjen e tij dhe të qeverisë, presidentit Michael Aoun.

"Prej 13 ditësh qytetarët libanez po presin një vendim për zgjidhjen e krizës. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam menduar për një zgjidhje duke dëgjuar zërin e qytetarëve" - shprehet kryeministri Hariri.

Libani është një ndër vendet me borxhin publik më të madh në botë. Prej 10 ditësh shumë prej bankave, zyrave të shërbimit dhe shkollave janë mbyllur.

Një prej partive që është në koalicion me qeverinë, mban një qëndrim të ashpër kundrejt protestuesve.

Sot raportohet se qeveia ka goditur një kamp ku qëndronin protestuesit në qendër të Beirut, hoqën banera, vunë në flakë tendat e protestuesve si dhe u përfshinë në përplasje fizike me ta.

Një grup protestuesish të cilët bllokuan rrugët kryesore u sulmuan nga forcat e policisë. Këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë këto grupe.

Partia Hezbollah që është në koalicion me qeverinë kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit për të dhënë dorëheqjen.

Kreu i partisë, Hassan Nasrallah pretendon se protestat janë të nxitura nga forca politike të jashtme dhe se duan ta dërgojnë Libanin drejt një lufte civile.

EMISIONET