Të paktën 13 persona persona janë vrarë në kryeqytetin e Indisë, Dehli në përleshjet për ligjin e ri të nënshtetësisë.

Një prej tyre është dhe një oficer policie.

Fillimisht përplasjet filluan ditën e dielë (23 shkurt) mes dy kampeve protestuesish të atyre që janë pro dhe kundër këtij ligji.

Ngjarjet po zhvillohen në një rajon me një numër të lartë muslimanësh në veri lindje të Dehli.

Këto përleshje janë kthyer dhe me disa nota fetare ku janë përplasur besimtarët Hindu me ata myslimanë.

Këto janë demonstratat me rezultate më të shpra që vendi ka parë në shumë kohë.

Amendamenti i nënshtetësisë i cili është miratuar vitin e kaluar ka shkaktuar protesta të shumta që pas kalimit të saj.

Shumë kritikë e cilësojnë atë si anti-myslimanizëm.

Gjatë ditës së djeshme (24 shkurt) ka qenë i pranishëm në vend edhe Presidenti amerikan Donald Trump në vazhdën e takimeve të tij diplomatike.

I pyetur në një konferencë për shtyp për dhunën në vend ai shprehet se i takon Indisë që të merret me të.

/Ora News.tv/