Kampionët e "Super Bowl" "injorojnë" ftesën e Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka anuluar vizitën vjetore në "Shtëpinë e Bardhë" për skuadrën kampione të "Super Bowl", Philadelphia Eagles pasi shumica e lojtarëve nuk donin të merrnin pjesë.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë Trump që në një status në rrjetin social "Twitter" ka theksuar se nuk do të organizohet pritje për skuadrën e Philadelphia, duke prishur kështu trendin që skuadrat kampione të futbollit amerikan bënin vit pas viti.

"Ekipi i futbollit i Philadelphia Eagles u ftua në Shtëpinë e Bardhë. Për fat të keq, vetëm një numër i vogël lojtarësh vendosën të vinin, dhe ne anulojmë ngjarjen. Qëndrimi në dhomat e zhveshjeve gjatë luajtjes së himnit  tonë kombëtar është po aq i pasjellshëm për vendin tonë. Na vjen keq!"-thuhet në statusin e Trump.

Megjithatë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë theksojnë se ftesa është akoma e vlefshme për tifozët e kësaj skuadre.

"Këta tifozë janë ende të ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të qenë pjesë e një lloj tjetër ceremonie - një që do të nderojë vendin tonë të madh, t'u falënderojë heronjtë që luftojnë për ta mbrojtur atë, dhe me zë të lartë dhe me krenari luajnë himnin kombëtar."-shkruhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Akoma nuk dihet se pse lojtarët e Philadelphia Eagles nuk dolën për të nderuar himnin amerikan. Një vendim të tillë e mori dhe ylli i skuadrës së basketbollit të NBA, Warriors, Stephen Curry, duke qënë basketbollisti i vetëm që nuk ishte prezent me numrin 1 të shtetit.

Vizita në Shtëpinë e Bardhë nga Philadelphia Eagles ishte programuar të zhvillohej gjatë kësaj jave.





EMISIONET