Protesta me qirinj e këpucë për Enkeledën dhe gratë e vrara si ajo

Protesta me qirinj e këpucë për Enkeledën dhe gratë e

Një ditë pas ekzekutimit barbar nga ana e kunatit, të Enkeledës në Paskuqan, përfaqësues të shoqerisë civile organizuan një tubim simbolik përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në shenjë simbolike ata kanë ndezur qirinj si dhe janë vendosur disa këpucë femrash.

Drejtuesve të ruajtjes së rendit kërkuan marrjen e masave për zbatimin e urdhërave të mbrojtjes, pasi shkelja e këtyre vendimeve është shoqëruar në mjaft raste me vrasje

Brisida Gjikondi: “Nuk ka vdekur e dhunuara dhe e vrara nga kunati por ka vdekur policia, shtetit. Nuk është metaforë, është e vërtetë. Policia prej shumë vitesh nuk mbiqkyr urdhrat e mbrojtjes që lëshohen nga gjykatat.   

Enkeleda Çapoku, 35 vjeçarja e ekzekutuar dje nga kunati i saj, ishte me një urdhër mbrojteje për shkak se autori e përndiqte dhe e shantazhonte. I njëjti rast është shënuar dhe me gjyqtaren Firdez Hafizi. Ndërsa nga viti 2012 rezulton se janë 99 gra të vrara.

EMISIONET