Protesta në Laknas, vëllai i investitorit: Do ndërtohet një fermë dhe restorant për agroturizëm

Protesta në Laknas, vëllai i investitorit: Do ndërtohet një

Banorët e Laknasit vijojnë të qëndrojnë në rrugë për të ndaluar vazhdimin e punimeve për ndërtimin e thertores, kontratë e firmosur nga ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, me një biznesmen.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe vëllai i investitorit. Teksa foli për mediat, vëllai i tij shprehet se e gjithë historia është e stisur nga 2-3 persona, të cilët kanë marrë gratë dhe të moshuarat e i kanë nxjerrë në rrugë.

Sipas tij  konkretisht do të ndërtohet një fermë dhe një restorant që do të shërbejnë për agroturizëm dhe jo një thertore që synon ndotjen e ambientit.

“Ne nuk jemi zaptues pronash. Ne kemi hartuar gjithçka dhe s’ka pas pretendime nga populli. Çohen të gjithë sot dhe vijë ulen aty. Ne kemi fol me banorët, me 2-3 persona, por nuk kanë pasur pretendime. Këtu nuk po ndërtohet ndonjë biznes për ndotje të terrenit, por është për agroturizëm. Ne kemi zbatuar të gjithë procedurat që ka shteti. Jemi pajisur me të gjitha dokumentacionet dhe i kemi vënë në dijeni. Lejen e kemi marrë nga ish-kryetari dhe me kryetarin aktual kemi biseduar. Është agroturizëm do jetë një fermë, një restorant që do të jenë në funksion të njeri-tjetrit. Sipas letrave do të merret 1.2 hektarë. Këta nuk janë banorë të gjithë të kësaj zonës. Ne kemi qenë transparentë dhe kemi folur.  Gjithçka është e pavërtetë. Unë kam bërë një kallëzim për prerjen e druve dhe jo këta, sepse do të mbillet trefishi i pemëve dhe jo si e thonë këta",- u shpreh vëllai i pronarit.


EMISIONET