Protesta edhe në Britani, mbështetësit e Hong Kongut "sulmojnë" zyrtaren kineze

Protesta edhe në Britani, mbështetësit e Hong Kongut

Disa protestues në Londër kanë rrethuar sekretaren e ministrisë së drejtësisë së Hong Kongut e si pasojë ajo u rrëzua në rrugë.

Kina e ka dënuar këtë akt nga mbështetësit e protestave në Hong Kong dhe e ka konsideruar si sulm ndaj autoriteteve.

Sekretarja Geng Shuang ishte në Camden në veri të Londrës e ndërsa po i drejtohej Institutit të Arbitraritetit ajo u rrethua nga një grup protestuesish.

Ata në dorë mbanin pankarta me mbishkrime “vrasës”, e si pasojë e turmës ajo u rrëzua në rrugë.

Shuang u shoqërua menjëherë në spital ku dhe u trajtua për një lëndim në krah.

Tom Tugendhat, kryetari i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit e dënoi sjelljen e protestuesve.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai shkruan: “Ministrat që vizitojnë Britaninë për punë të ndryshme nuk duhet të dhunohen dhe të sulmohen. Kjo nuk është e drejtë”.

Protestuesit për pesë muaj me radhë kanë protestuar, duke shprehur pakënaqësi për sistemin politik dhe ligjor të Hong Kongut.

Aktivistët kanë goditur forcat policore me bombola gazi, si dhe kishin dëmtuar ndërtesat qeveritare dhe shumë biznese.

Disa herë protestat janë përfshirë nga dhuna, të cilat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj një projektligji për ekstradim të të dyshuarve në Kinë.

Projektligji në fjalë është pezulluar, mirëpo kërkesat e protestuesve ndërkohë janë zgjeruar, duke bërë thirrje për zgjedhje të drejtëpërdrejta dhe llogaridhënie më të madhe nga policia.

Kina ka mohuar akuzat se ka kufizuar të drejtat e këtij territori nga viti 1997 dhe ka fajësuar kombet e huaja, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nxitje të pakënaqësive.

EMISIONET