Prokuroria e Durrësit kërkon ekspertë ndërtimi për të kryer veprimet hetimore në godinat që po shemben në vazhdim e sipër.

U bë e ditur nga drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella gjatë prononcimit për median pas takimit me kryeprokurorin Olsian Çela.

“I është kërkuar mbështetja Prokurorisë së Përgjithshme dhe KLP-së për të na ndihmuar me ekspertë në fushën e ndërtimit për ti pasur të pranishëm në kryerjen e veprimeve hetimore të kqyrjes së vendngjarjes përsa i takon godinave që shembën në vazhdim”  u shpreh Jella.

Kryeprokurori tha se i ka garantuar prokurorëve të Durrësit mbështetje të plotë. "Ata janë të pavarur dhe ne do i garatojmë pavarësinë e tyre dhe në këtë klimë presim rezultatin" mbylli deklaratën e tij kryeprokurori.

/Ora News.tv/