Prokurori kundër Kongresit amerikan, refuzon të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor

Prokurori kundër Kongresit amerikan, refuzon të dëshmojë

Midis Kongresit amerikan dhe Departamentit të Drejtësisë pritet një betejë e ashpër ligjore, pasi prokurori i përgjithshëm William Barr, refuzoi të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor. Ai gjithashtu refuzon të dorëzojë raportin e plotë hetimor për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje. Ndërkohë prokuroi i posaçëm, Robert Muller pritet të dëshmojë para Kongresit më 15 maj.

Kreu i Departamentit amerikan të Drejtësisë, William Barr, refuzoi të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, lidhur me raportin e prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, duke rritur mundësitë e fillimit të një beteje të ashpër mes të demokratëve dhe administratës amerikane. Ai rrezikon të mbahet përgjegjës për mosbindje ndaj Kongresit.

Të mërkurën, prokurori Barr, i tha Komitetit Gjyqësor të Senatit, të kontrolluar nga republikanët se ai nuk do të jetë pjesë e Komitetit të drejtuar nga demokratët për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me formatin. Pavarësisht njoftimit të tij, drejtuesi i Komitetit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve, Jerold Nadler ka shprehur vendosmërinë për ta organizuar seancën. Gjithashtu pritet që më 15 maj të dëshmojë në këtë komitet edhe prokurori i posaçëm, Robert Mueller.

Barr kundërshton formatin e seancës pasi demokratët kanë vendosur që një panel avokatësh ta pyesin pasi Prokurorin e Përgjithshëm t’u jetë përgjigjur ligjvënësve.

Gjithashtu Departamenti i Drejtësisë informoi komisionin e Kongresit se nuk do të zbatonte urdhrin për të dorëzuar raportin e plotë të hetimit dhe dokumentacionin shoqërues, pasi sipas tyre një gjë e tillë është e paligjshme. Afati për këtë ishte dita e mërkurë.

Mosmarrëveshjet u thelluan pasi në një letër drejtuar kreut të Departamentit të Drejtësisë, prokurori i posaçëm, Robert Muller, ankohej se përfundimet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit. 

Demokratët kanë akuzuar prokurorin Barr se ka mbrojtur presidentin amerikan, Donald Trump dhe ka analizuar vetë raportin e Muellerit, duke deklaruar se presidenti nuk kryer krim.

EMISIONET