Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot (23 nëntor) seancën dëgjimore me prokurorin e Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani, njëherësh edhe kandidat për KLP.

Për prokurorin e Elbasanit, Besnik Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI theksonte se ka bërë deklarimi të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Por sipas hetimeve të KPK-së, prokurori nuk justifikon banesën e tij në Paskuqan, por vetë Cani tha se ndërtimi i saj është bërë nga të ardhurat në emigracion.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se Besnik Cani nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.

Për kriterin e aftësisë profesionale, prokurori ka një vlerësim shumë të mirë, pavarësisht se janë hasur disa problematika në disa dosjet që ka hetuar.

Vendimi për Besnik Canin do të shpallet më 26 nëntor në orën 11:30.

/Ora News.tv/