Projektohet shkëmbimi i bujshëm, Neymar shfaqet në Barcelonë

Projektohet shkëmbimi i bujshëm, Neymar shfaqet në Barcelonë

Në Spanjë mediat shkruajnë për shfaqjen e yllit brazilian, Neymar pranë ekipit të Barcelonës.

"El Mundo Deportivo" raporton se Neymar ka qenë në fundjavë në Barcelonë  dhe kjo ishte vizita e dytë e tij në një muaj e gjysëm.Burimet thonë se Neymar, ishte i ftuar në ditëlindjen e gruas së Suarez, së bashku me futbollistë të tjerë të Barçës si Lionel Messi apo Griezman. Nga ana tjetër PSG gjithashtu është duke vuajtur presionin e largimit të yjeve si Mbappe dhe Neymar nga skuadra e tyre. 

PSG nuk do ta lëshoj lehtë brazilianin dhe Leonardo është duke vëzhguar sulmuesin e Barçës, Antonie Griezman, i cili nuk po kalon një moment të mirë tek Katalanasit. Sipasa të gjithë gjasave, në të ardhmen mund të ndodhë një ofertë për shkëmbimin e dy sulmuesëve Griezman-Neymar.

EMISIONET