Projekt ligji i ri, Lamallari: Synohet trajtimi dhe administrimi i pasurive të sekuestruara nga organet administrative

Projekt ligji i ri, Lamallari: Synohet trajtimi dhe administrimi i pasurive

Komisioni për ekonominë dhe financat ka diskutuar sot projektligjin e ri për sekuestrimin e pasurive. Në këtë mbledhje mori pjesë dhe zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Në fjalën e tij Lamallari tha se ky projekt ligj synon trajtimin dhe administrimin e atyre pasurive të sekuestruara nga organet administrative. Gjithashtu ai tha se do të ngarkohet agjensia për administrimin e pasurive të sekuestruara, ku do të ketë një rol aktiv në këtë proces.

Besfort Lamallari: ''Synohet trajtimi dhe administrimi i atyre pasurive të sekuestruara nga organet administrative. Një pikë tjetër është ngarkimi i agjencisë për administrimin e pasurive të cilave u është vendosur masa e sekuestros ose e konfiskimit sipas aktit normativ nr1, datë 31.01.2020 për masat parandaluese në kuadër të forcimi të luftës ndaj terrorizmit, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike.’’

‘’Gjithashtu agjensia ngarkohet për administrimin edhe të provave materiale sipas kuptimit të përcaktuar në kodin e procedurës penale me përjashtim të atyre që ruhen në sekretari. Agjensia që më parë ishte në varësinë e Ministrisë së Financave me këtë projekt ligj kalon në përgjegjësi të Ministrise së Brendshme.’’

‘’Përsa i takon kompetencave të agjencisë, parashikohet një rol i shtuar duke e bërë atë më aktive në këtë proces. Së pari agjensia ka të drejtë t’i drejtohet me kërkesë prokurorit për të urdhëruar përdorimin, tjetësimin ose asgjësimin e provave materiale që mund të. Po ashtu agjencia paraqet paraqet kërkesë pranë prokurorit ose gjykatës për tjetërsimin ose asgjësimin e provave materiale sipas përcaktimit të nenit 215 të procedurës penale.’’

EMISIONET