Pr/ligji anti KCK: Kur ndalohet lëvizja dhe përgjimet ambientale

Pr/ligji anti KCK: Kur ndalohet lëvizja dhe përgjimet ambientale

Me projektligjin e ashtuquajtur anti “Kap çfarë të Kapim”, qeveria parashikon ndryshime thelbësore sa i përket kontrollit dhe përgjimit të personave të dyshuar si të përfshirë në akte kriminale apo terrorizëm.

Në nenin 17 të draftit parashikohet që edhe policia mund të procedojë hetim së bashku me BKH sa i përket pasurive të personave dhe standartit të jetesës që janë mbi të ardhurat që ka individi.

Po ashtu  në nenin 35 parashikohen rastet e përgjimeve ambientale kur policia për rastin e ambienteve private duhet të marrë autorizimin e drejtuesit të prokurorisë. Ndërsa në ambiente publike strukturave të rendit do tu duhet tashme vetëm miratimi i drejtuesit vendor të policisë. Procedurat në këtë rast do ti përcaktojë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Më tej thuet se policia mund të kryejë kontrolle me qëllim parandalimin e një krimi në ndërtesa shtetërore apo private me iniciativë nga një punonjës policie me gradë nënkomisar I lartë. Gjithësesi në banesat private do të duhet leja e prokurorit.

Më tej në nënin 38 parashikohen vëzhgimet sekrete kur leja miratohet nga Drejtori i Përgjithshëm i policisë. Por në këtë përcaktim nuk është i përcaktuar prokurori.  Ndërkaq strukturat e policisë kriminale do të kenë të drejtën për të pasur akses në të gjithë dokumentacionet apo sistemet e teknologjisë.

Subjektet që i disponojnë janë të detyruar ti ofrojnë të dhënat brenda 10 ditë. Ndërsa edhe në këtë pikë nuk përmendet marrja e lejes prej prokurorisë së shtetit.

Me këtë propozim, forcat e rendit do të marrin edhe një tjetër kompetencë. Atë të kufizimit të lëvizjes së një personi të dyshuar në një territor të caktuar. Në këtë pikë përmenden dy raste, kur kufizimi vendoset me vendim gjykate që duhet të shprehet brenda 48 orëve. Dhe një rast i dytë në kushtet e emergjencës, kur të dyshuarit i tërhiqet pasaporta dhe më pas njoftohet prokurori dhe vendimi i kalon për vlefshmëri gjykatës

Draft ligji / Paketa anti-KÇK by Anonymous 9qPv0M on Scribd

EMISIONET