Pr/ligj për mediat, televizionet kombëtare dhe informative kërkojnë më shumë mbështetje

Pr/ligj për mediat, televizionet kombëtare dhe informative

Mediat private  në Shqipëri përmes programacioneve dhe informacionit që përcjellin arrijnë të mbajnë para ekranit rreth 95% të audiencës, por edhe pse janë çdo ditë në shërbim të publikut, mbështetja nga qeveria nuk ka qënë e konsiderueshme. Për të rritur cilësinë e informacionit, raportimit dhe transmetimit, mediat private kanë depozituar pranë Autoritetit të Medias Audiovizive një draftligj.

Gentian Salaj: Është një draftligj shumë i rëndësishëm për mediat audiovizive prek shumë problematika të diskutuara 15-20 vitet e fundit. Prek çështjen e audiencës, çështjen e reklamës me interes publik. 

Kryetari i Shoqatës së Mediave Audiovizive, Aleksandër Frangaj tha se ky projektligj e ka zanafillën që në vitin 2012, ku  PD atëherë në pushtet nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me socialistët në opozitë.

Aleksandër Frangaj: Vjen pas një propozimi që ka pasur vetë Parlamenti Shqipëtar në 2012, por nuk u miratua për shkak të mosgjetjes së konsensusit politik në atë kohë nga mazhoranca e asaj kohe me opozitën socialiste.

Por çfarë synon ky projektligj?

Aleksandër Frangaj: Të krijohet një fond i transmetimeve, i cili krijohej dhe krijohet në draftin e ri nëpërmjet përdorimit të një përqindje nga tarifa për përdorimin e aparatit televiziv, fond i cili do të përdorej dhe do të përdoret për mbështetjen e medias private. Pr/ligji ka marrë përsipër të bëjë një diferencim apo mbështetje për mediat informative. 

Projekligji ka gjetur mbështetjen e të gjitha televizioneve private, përfaqësues së të cilave theksojnë se ai do të evitojë fake news dhe do të rrisë cilësinë e informacionit.

Carlo Bollino:Brenda ligji ka parashikuar një mbrojtje të veçantë për teleshikuesit që janë dëmtuar nga lajmet falso. 

Ilva Tare: Unë në fakt dua të flas në emër të administratorit Ndroqi dhe të bordit drejtues të televizionit, të cilët janë plotësisht mbështetës të këtij pr/ligji. E shohin si një mundësi për të rritur cilësinë në transmetim, në raportim pse jo edhe besueshmërinë e televizioneve, mediave informative. 

Për disa drejtues të tjerë ligji është i vonuar por ai do t`ju garntojë mediave të tyre pavarësi nga çdo qeveri

Irfan Hysanbelliu: Është tepër i vonuar duhet të ishte bërë më përpara dhe duhet të kërkojmë dhe pr/ligje të tjera që t'i shërbëjnë konkurrencës së tregut.

Ben Blushi: Ky ligj i rrit pavarësinë televizioneve private nga çdo lloj qeverie kushdo qeverie qoftë ajo, ditën që hyn në fuqi. 

Por Shqipëria nuk është i pari shtet që hedh idenë për një ligj të tille, shumë shtete të tjera europiane përdorin një pjesë të tarifës së përdorimit të aparatit televiziv për të mbështetur mediat private.

EMISIONET