Priyanka Chopra dhe Nick Jonas rikthehen aty ku filloi historia e tyre e dashurisë

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë kthyer në eventin më të madh të modës Met Gala, aty ku filloi edhe historia e tyre e dashurisë.

Çifti nisi historinë e tyre të dashurisë në vitin 2017 në Met Gala, ku morën pjesë së bashku dhe u kthyen si burrë e grua në Met Gala 2019.

Priyanka dhe Nick, të cilët u martuan në dhjetor 2018, u shfaqën në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit dhe pozuan së bashku për fotografët.

Aktorja 36-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan ngjyrë argjendi të Dior Haute Couture.




EMISIONET