Pritja merr fund, Arsene Wenger pranë stolit të francezëve

Pritja merr fund, Arsene Wenger pranë stolit të francezëve

Tjetër skuadër në gjurmët e Arsene Wenger.

Pas Milanit, i cili e konsideron francezin si pasuesin ideal të Marco Giampaolo, gjithmonë nëse ky i fundit largohet, në garë për ish-teknikun e Arsenal është futur edhe gjiganti i Ligue 1, Lyon.

Shkarkimi i Sylvinho ka lënë vakand stolin e ekipit të Lyon dhe drejtuesit janë duke shqyrtuar disa alternativa. Në krye të dëshirave qëndron tekniku 69 vjeçar, që aktualisht është pa skuadër dhe një ofertë nga Lyon pritet ta tundojë së tepërmi. Por, sipas " Le Parisien", Wenger nuk është emri i vetëm që pëlqehet nga Lyon.

Bëhet fjalë për Laurent Blanc, një tjetër trajner që momentalisht është pa ekip. 53 vjeçari nuk drejton një ekip që prej largimit të tij nga Paris Saint Germain në vitin 2016. Më parë, Blanc ka trajnuar kombëtaren e Francës dhe ekipin tjetër të Ligue 1, Bordeaux.

EMISIONET