Prisnin në rradhë për të blerë maska, plas sherri në mes të rrugës

Prisnin në rradhë për të blerë maska, plas sherri

Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka frikësuar njerëzit në të gjithë botën. Japonia është një ndër vendet më të afërta me epiqendrën e epidemisë, dhe kjo përhapje kërcënon dhe zhvillimin e Lojrave olimpike të ardhshme.

Në këtë situatë kërkesa për masa parandaluese si maska dhe dezinfektantë është rritur ndërkohë që shitja e shpejtë e tyre bën që të ketë edhe mungesa.

Pasi u njoftua se kishin ardhur furnizime, shumë qytetarë u mblodhën jashtë farmacive dhe dyqaneve, por mes tyre ka pasur dhe tension të cilat janë kthyer në sherre.

Video të personave të përfshirë në sherr kanë bërë xhirot e rrjetit. Sipas medias Russia Today, dyshohet se personat që prisnin në rradhë ishin shtetas kinez.

Ata kërkojnë blerjen e maskave në Japoni dhe shitjen e tyre me çmim disafish më të lartë në Kinë.

Deri më tani janë regjistruar 200 raste me koronavirus në Japoni, ndërkohë që 7 persona kanë vdekur.

3 prej tyre brenda vendit ndërsa 4 të tjerë brenda bordit të anijes Diamond Princess.



EMISIONET