Prishja e banesave tek Bregu i Lumit, Alibeaj: Me bandat të përballemi dhëmb për dhëmb

Prishja e banesave tek Bregu i Lumit, Alibeaj: Me bandat të përballemi

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj iu është bashkuar protestës së banorëve të Bregut të Lumit që kundërshtojnë prishjen e banesave për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Ablibej tha se me 'bandat' duhet të përballen vetëm dhëmbë për dhëmb.

Kjo mënyrë, sipas tij, funksionoi me banorët e Astrit dhe do funksionojë edhe me banorët e Bregut të Lumit.

Enkelejd Alibeaj: "Ju mendoni se bandat njohin orar zyrtar? Bandave dhëmb për dhëmb. Dy duar për një kokë. Kjo është e vetmja zgjidhje dhe që funksionon. Funksionoi tek Astiri, do funksionojë këtu dhe për gjithë shqiptarët."

Një grup ish deputetësh demokratë u nisën drejt banorëve të Bregut të Lumit, pas një vendimi të marrë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike

Ndërkohë protestës u janë bashkuar, që në nisje të saj, ish deputetët demokratë Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Banorët e Bregut të Lumit që preken nga zgjatja e Bulevardit të Ri u përplasen me policinë me gurë e lopata.



EMISIONET