Prishi kontratën me Partizanin, Edgar Çani pranë akordit me skuadrën italiane

Prishi kontratën me Partizanin, Edgar Çani pranë akordit me

Pasi i dha fund bashkëpunimit me Partizanin, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edgar Çani Jr duket se ka gjetur skuadrën ku do të vijojë karrierën. Sipas mediave italiane, Çani është shumë pranë akordit me ekipin e Seria D në këtë vend, Vibonese. Kjo e fundit është në kërkim të dy sulmuesve të rinj për sezonin e ardhshëm dhe Çani thuhet se është njëri prej tyre.

Sulmuesi 29 vjeçar nuk është një emër i panjohur në shtetin fqinj, pasi është aktivizuar me skuadra si Piza, Katania dhe Bari. 48 orët e ardhshme pritet të jenë decizive për ish-futbollistin e "demave" që shpreson ta rinisë nga kategoritë inferiore karrierën e tij.

EMISIONET