Prindër, zgjohuni sa jeni në kohë!

Prindër, zgjohuni sa jeni në kohë!

Është shumë e rëndësishme që të gjithë prindërit ta lexojnë!

E mërkurë, ora 08:00. Mbërrita në kohë në shkollën e tim biri

- "Mos harroni të vini në mbledhjen e nesërme, është e detyrueshme!, kjo ishte fraza që mësuesja më kishte thënë një ditë më parë.

-"Po kush mendon se është kjo mësuese!...Mendon se mund të kemi kohë të lirë sa herë që do?...Sikur ta dinte sa me rëndësi e kisha mbledhjen e orës 8:30...!

Gjithsesi, u prezantuam. Ajo na falenderoi për praninë dhe nisi të flasë. Nuk e kujtoj çfarë thoshte, mendja ime po punonte se si të gjeja zgjidhje për të blerë televizorin me paratë që do fitoja nga mbledhja e punës.

-"Pietro" , dëgjoj nga ana tjetër e klasës.

- "Nuk je babai i Giovanni-t?" , thotë mësuesja.

-"Po, jam unë", u përgjigja. Ajo më dha një letër të djalit tim.

Kthehem në vendin tim dhe i hedh një sy letrës.

- "Për këtë erdha këtu...çfarë është kjo???"

Faqja ishte e mbushur me gjashta dhe 7a. E mbulla me shpejtësi, në mënyrë që askush të mos shihte rezultatet e tim biri.

Teksa kthehesha në shtëpi, rritej gjithnjë e më shumë zemërimi im dhe ndërkohë mendoja:

-"Unë përpiqem për të, nuk i mungon asgjë, si ka mundësi të ketë rezultate aq të ulëta!...Tani do shohë edhe ndëshkimin!"

Arrij në shtëpi, e mbyll derën me një të shtyrë dhe e thërras:

 -"Eja këtu, Giovanni!".  Giovanni po luante në kopsht, vrapoi për të më përqafuar..."Babi!", thërriti.

- "Jo babai", i bërtita, u largova, mora rripin dhe nuk arrij dot të kujtoj sa herë e godita, ndërkohë që i thoja gjithçka që mendoja.

- "Tani shko në dhomën tënde!"

Giovanni po qante, fytyra e tij ishte e kuqe dhe goja i dridhej. Gruaja ime nuk tha asgjë, vetëm lëvizte kokën në shenjë mosaprovimi.

Kur vajta për të fjetur, ime shoqe më dha fletën e

Giovanni-t, që ishte në xhepin e palltos sime dhe më tha:

- "Lexoje me vëmendje dhe më pas merr një vendim..."

Fillimisht ishte shkruar: Letër-raporti i Babit

Koha që babi i dedikon bisedës me ty para se të flesh: 6

Koha që babi i dedikon lojës me ty: 6

Koha që babi kalon duke të ndihmuar me mësimet: 6

Koha që babi të dedikon në fundjavë me familjen: 7

Koha që babi të kushton duke të lexuar një libër para se të flesh: 6

Koha që babi të kushton duke të përqafuar dhe puthur: 6

Koha që babi të dedikon duke parë televizor me ty:7

Koha që babi të dedikon duke dëgjuar pyetjet apo problemet e tua: 6

Koha që babi të dedikon duke të mësuar apo ndihmuar: 7

 ------- Mesatarja: 6.22 -------

PRINDËR, ZGJOHUNI SA JENI ENDE NË KOHË!!!

Fëmijët i vunë nota prindërve të tyre. Djali im më vuri në mesataren 6-7 (Sinqerisht meritoja 5 ose më pak).

U çova menjëherë nga shtrati, vrapova për tek dhoma e tij dhe e përqafova. Sa do doja të kthehesha pas në kohë...por kjo nuk ishte e mundur.

Giovanni hapi sytë ende të enjtur nga lotët, më përqafoi dhe më tha: "Babi të dua!"..mbylli sytë dhe më pas e zuri gjumi.

ZGJOHUNI PRINDËR!!

Mësoni t'i jepni vlerën që meritojnë fëmijëve të tu. Nga kjo varet suksesi apo dështimi i jetës së tyre.

Ti prind që po lexon këtë, e ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë note do të të kishte dhënë biri/bija jote sot?

EMISIONET