Prindër dhe nxënës në Mengël bllokojnë rrugën, përplasen me shoferët
Prindërit dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasanit kanë bllokuar edhe sot rrugën nacionale Elbasan-Librazhd në shenjë protestë për hapjen e shkollës së fshatit.
Bllokimi i rrugës shkaktoi një rradhë automjetesh deri ne 10 km. Kjo u shoqërua me tensione mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve që nuk janë lejuar të kalojnë.
Prej tre javësh, banorët e Mengëlit protestojnë për hapjen e shkollës, e cila është mbyllur vitin e kaluar pasi u dëmtua pas lëkundjeve të tërmetit dhe është cilësuar e rrezikshme.
Drejtorja e shkollës njoftoi dje se të hënën bashkia Elbasan zhvillon tenderin për firmën që do të rikonstruktojë shkollën, por prindërit nuk e besuan
Janë 271 nxënës qe prej 17 shtatorit te mos ulen ne bankën e shkollës, ndërsa protestojnë bashkë me prindërit për hapjen e shkollës së fshatit.